Aktualitet Shtirej si i vëllai, kapet 30-vjeçari i shpallur në kërkim

Shtirej si i vëllai, kapet 30-vjeçari i shpallur në kërkim

Në i ri është vënë në pranga nga njësia speciale Fast Albania.

Julian Çela, i shpallur në kërkim u arrestua në “rrugën e Teleferikut”, dalë informacioneve të marra në rrugë operative.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi në vitin 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për “Trafikim të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”.

I riu tentoi t’i shmangej policisë duke u dhënë oficerëve një dokument të falsifikuar me fotografinë e tij, por të dhënat e vëllait.

Policia e Shtetit thotë se njësia speciale “Fast Albania” ka grumbulluar shumë informacione për persona të shpallur në kërkim, të siguruara në rrugë operative, por edhe nga qytetarët pas publikimit në media të këtyre personave.

“Në bashkëpunim me Njësinë Speciale ENFAST dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, Njësia Speciale FAST ALBANIA po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, thotë në një njoftim Policia e Shtetit.