Politika Shtyrja e emergjencës, Kryemadhi: Synohet zvarritja e zgjidhjes së krizës

Shtyrja e emergjencës, Kryemadhi: Synohet zvarritja e zgjidhjes së krizës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha se propozimi i qeverisë për të shtyrë gjendjen e emergjencës synon bllokimin e zgjidhjes së krizës politike në vend.

Sipas Kryemadhit, qeveria po tenton të largojë plotësimin e kushteve të Bundestagut, duke e zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme.

“Rama kërkon të mbulojë në mënyrë të vazhdueshme fatkeqësinë e tërmetit, për të mbyllur gojën e mediave dhe për të qëndruar sa më larg krizës politike. Kërkesat e qeverisa nuk janë gjë tjetër veçse një largim nga kushtet e Bundestagut, një largim nga problemet që ka sot Shqipëria, duke filluar me atë që është më e rëndësishme. Në Pranverë, Komisioni Europian kërkon që të ecë përpara me çeljen e negociatave. Por mënyra si Rama kërkon të largojë Shqipërinë nga BE nuk është gjë tjetër, pasi ai ka një axhendë anti-europiane”, tha Kryemadhi.