Sport Shuhet legjenda Teodor Vaso/ Luajti me Skënderbeun, Partizanin dhe Kombëtaren

Shuhet legjenda Teodor Vaso/ Luajti me Skënderbeun, Partizanin dhe Kombëtaren

U shua në moshën 82-vjeçare ish-futbollisti Teodor Vaso.

Pjesë e Skënderbeut e disa ekipeve të tjera në vend nga 1957 deri në 1973 ku la shenjë dhe me Kombëtaren.

Vaso ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të periudhës së tij.

Tedor Vaso luajti për shumë minuta i dëmtuar në barazimin historik 0 – 0 me Gjermaninë Perëndimore në vitin 1967 në Tiranë.