Aktualitet Si në filma! Pamjet kur policia ndjek makinën e vjedhur në autostradën...

Si në filma! Pamjet kur policia ndjek makinën e vjedhur në autostradën e Vlorës (VIDEO)

Këto janë momentet kur policia bllokon makinën e vjedhur nga dy të rinj në Vlorë.

30 minuta ndjekje policore dhe automjeti tip Volkswagen Golf i vjedhur u bllokua në dalje të autostradës.

Në pranga ranë dy të rinjtë, 22-vjeçari A.Z. dhe 17-vjeçari A.H., ky i fundit pasagjer. Mjetin e vodhën në zonën e plazhit të ri në Vlorë.

Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.