Jemi në prag të Shën Valentinit dhe të gjithë të dashuruarit janë duke menduar se si ta surprizojnë të dashurin e zemrës në Ditën e të Dashuruarve. Çdo vit e më tepër idetë janë të pafundme, sepse është festa ku trëndafilat nuk janë e vetmja ide. Ka kaq shumë mënyra për t’ia shprehur ndjenjat të dashurit, sa shumë më tepër për t’i bërë ata të ndihen të veçantë. Sidomos nëse është Shën Valentini i parë.
Një darkë romantike në shtëpi
Ku ka më mirë se të gatuash për të dhe të shihni bashkë filma romantikë, mbrëmja e Shën Valentinit është nata më e përshtatshme për ta bërë këtë.
SPA në çift
Është një nga dhuratat më të mira dhe madje, ndër më modernet. Pas një masazhi të dy sëbashku dhe një SPA-je me avull, e gjithë lodhja e mbledhur e ditëve do t’ju zhduket si me magji. Oferta të ndryshme mund të gjenden lehtësisht këto ditë për masazh relaksues, me vajra esencialë, anti-stres dhe relaksues.
Një gotë verë
Në një lounge bar, mund të ishte një tjetër zgjidhje për ju që nuk doni të mendoni shumë për këtë ditë, thjesht doni t’i kushtoni më shumë kohë partnerit.
Vishu me të kuqe
Të brendshmet e kuqe janë një detaj që nuk duhet të mungojë në ditën e Shën Valentinit. Mund t’ia dhurosh partnerit ose nëse ke menduar diçka tjetër, mund t’ia blesh vetes.
Darkë së bashku
Organizoni një darkë në një restorant pak të veçantë dhe më pas shkoni në vendin ku jeni takuar herën e parë dhe ku keni dhënë puthjen e parë. Mund të jetë një rast i veçantë për të dhënë dhuratën tuaj.
Shkruaj disa pusulla
Me mesazhet e shkurtra, gati të koduara që keni shkëmbyer me njëri-tjetrin. Disa prej tyre, madje, mund t’i organizosh edhe në formën e lojës a gjëagjëzës, për të parë cili nga ju ka qenë më i përfshirë dhe sa është në gjendje t’i mbajë mend ato momente të veçanta.
Propozimi për martesë
Në fakt, ky është momenti, të cilin çdo vajzë do ta ëndërronte. Shën Valentini është dita e duhur, nëse jeni në këtë fazë të jetës. Kështu që shiheni njëri-tjetrin në sy dhe mendoni për herë të fundit nëse është ai personi me të cilin doni ta kaloni pjesën tjetër të jetës.