Extra Si ushqehen fëmijët në vende të ndryshme të botës

Si ushqehen fëmijët në vende të ndryshme të botës

“Ne jemi ajo çfarë hamë”. Këtë ka dashur të pasqyrojë fotografi amerikan, Greg Segal, me këtë album interesant.

Fotografi ka udhëtuar nëpër kontinente për të fotografuar fëmijë të kulturave të ndryshme, të rrethuar me ushqimet që hanë zakonisht gjatë javës.

Ai ka vizituar nëntë vende të ndryshme për tre vite dhe i ka dokumentuar fotot në albumin “Buka e përditshme: Çfarë hanë fëmijët nëpër botë”

“Zakonet e ushqyerjes nisin në fëmijëri, dhe nëse nuk e bën siç duhet deri në moshën 9, 10 vjeçare, do të jetë më e vështirë kur të rritesh”, thotë Greg.