Shëndet Simptomat e reja të koronavirusit: Çfarë janë anesmia, dysgeusia dhe urtikarjet?

Simptomat e reja të koronavirusit: Çfarë janë anesmia, dysgeusia dhe urtikarjet?

Ekspertët e shëndetësisë kanë identifikuar simptoma të reja shoqëruese të Covid-19.

Ato më të zakonshmet janë ethe, kollë e thatë dhe lodhje.

Ndërkohë rastet më të rënda përfshijnë dispne (vështirësi në frymëmarrje), dhimbje në gjoks dhe vështirësi në të folur.

Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjithashtu paralajmërojnë që qytetarët të jenë të vëmendshëm nëse përjetojnë konfuzion mendor ose cianozë te buzët, pasi mund të jenë shenja për hospitalizim.

Por krahas tyre janë shfaqur dhe simptoma më pak të zakonshme, si dhimbje e fytit, humbje të shijes apo të nuhatjes, irritim në lëkurë apo ndryshim të ngjyrës së gishtërinjve.

Të gjitha termat e mëposhtme janë të renditura në listën e simptomave të koronavirusit nga ekspertë të shëndetit publik:

Astenia, janë dobësimet e muskujve dhe janë një simptomë e zakonshme për ata që preken nga koronavirusi, sipas OBSH-së.

Mialgjia, dhimbja e muskujve. Nëse dhimbja e tyre nuk ka një shpjegim, mund të jetë shenjë infektimi me Covid-19.

Anosmia, hiposmia dhe dysgeusia janë të njohura si simptoma të mundshme të koronavirusit. Anosmia është humbja e aftësisë për të nuhatur, ndërsa hiposmia është zvogëlimi i sensit të aromave.

Dysgeusia, ndërkohë, është një shtrembërim i perceptimit të shijes apo dhe mungesë e plotë.

Inflamacionet e dhimbshme dhe me prurit. Dermatologët raportojnë se nga konsultat që kanë kryer këto lezione janë të ngjashme me flluskat.

Sipas OBSH-së duket se shfaqja e simptomave në lëkurë është zgjeruar, me shenja si prurit, urtikarje (njolla të kuqe) apo dhe zbehje të gishtërinjve.

Ndërlikimet më të mëdha mbeten pneumonia, insuficienca respiratore, shoku septik, aritmia dhe tromboembolia.