Shëndet Sindroma down mund të shërohet? Një studim i ri jep shpresa

Sindroma down mund të shërohet? Një studim i ri jep shpresa

Një studim i ri jep shpresa për kurimin e sindromës down. Një eksperiment i kryer me kafshët rezultoi i suksesshëm. Shkencëtarët ia dolën të korrigjojnë deficitet e të mësuarit dhe të kujtesës, karakteristike për sindromën down, nëpërmjet ilaçeve që shënjestronin përgjigjen e trupit ndaj stresit qelizor.

Në një studim të publikuar më 14 nëntor 2019, në revistën “Science”, një ekip i udhëhequr nga studiues në UC San Francisco dhe Baylor College of Medicine tregojnë se disa nga dëmtimet intelektuale të lidhura me sindromën down mund të gjurmohen në prodhimin e ndryshuar të proteinave në një rajon të trurit të quajtur hipokampus, i cili është thelbësor për të nxënit dhe formimin e kujtesës afatgjatë.

Por në të ashtuquajturin miu Ts65Dn, i programuar për të kapur tipare gjenetike, të sjelljes dhe njohëse të sindromës down te ​​njeriu, këto ndryshime mund të zhbëhen. Kur studiuesit administruan ilaçe që synojnë njërën nga rrugët kryesore të reagimit ndaj stresit qelizor, ata ishin në gjendje të rikthenin në normë nivelet e proteinave, gjë që bëri që deficitet njohëse tipike për miun Ts65Dn të zhdukeshin.

Edhe pse tiparet kognitive të sindromës doën në përgjithësi janë menduar si të pakthyeshme, studiuesit thonë, se në bazë të këtyre gjetjeve është e mundur të përmirësohet funksioni konjitiv te njerëzit duke përdorur komponime të ngjashme.