Bota Lamtumirë Mbretëri e Bashkuar!

Lamtumirë Mbretëri e Bashkuar!

Britania e Madhe ndahet sot me familjen europiane në të cilën bën pjesë zyrtarisht që prej vitit 1973 dhe njihet si një ndër themelueset e Unionit Europian.

Para mesnate, vendi shkëputet përfundimisht nga unioni dhe brenda 11 muajve palët do duhet të ndajnë marrëdhënien ekonomike të përbashkët.

BE humb kësisoj 15 për qind të buxhetit të saj, shpenzuesin më të madh ushtarak dhe kryeqytetin financiar ndërkombëtar sikurse është Londra.

“Ky është momenti kur largohet errësira dhe sipari hapet për një akt të ri”, tha kryeministri Boris Johnson në një deklaratë mediatike, pavarësisht se nuk dha shumë detaje për planin e tij pas ditës së sotme.