Aktualitet Sinoptikania Lajda Porja tregon si do të jetë moti në tetor dhe...

Sinoptikania Lajda Porja tregon si do të jetë moti në tetor dhe nëntor

Edhe muaji tetor e nëntor do të kenë temperatura 3-4 gradë më të larta sesa ato normalet.

Meteorologia Lajda Porja tha gjithashtu sipas një studimi, “deri në 2050 do të kemi një rritje 3 gradë për territorin shqiptar”.

“Parashikohet që dhe muaji tetor dhe nëntor do të ketë temperatura 3-4 gradë më të larta, se sa vlerat normale. Do kemi 2-3 javë me diell dhe më pas do të kemi episode të tilla, me reshje shiu. Sidomos në pjesën e dytë të tetorit. Parashikohet një javë më përpara që do të kemi shira intensivë, por jo sasia”, tha meteorologia në emisionin “Opinion”.

Ngrohja globale është një nga çështjet më shqetësuese sot në shumë vende të botës dhe disa shtete po ndërmarrin nisma për të ulur nivelin e çlirimit të dioksidit të karbonit në atmosferë.

Ngrohja globale

Duke diskutuar për ngrohjen globale në emisionin “Opinion” në Tv Klan, meteorologia Lajda Porja tha se për shkak të këtyre ndryshime klimaterike botërore, në Shqipëria temperaturat do të rriten me 3 gradë Celsius deri në vitin 2050.

“Sipas studimeve që po bëjmë ne, parashikohet që deri në 2050 të kemi një rritje deri në 3 gradë të territorit shqiptar. Që ka një përshtatje mjaft të mirë kjo dhe me parashikimet që bën Qendra Europiane për kontinentin europian. Efekti më i madh është në vendet skandinave, unë fatmirësisht isha dhe dimrin e kaluar në Suedi dhe Norvegj, dhe kishte 10-15 vite që nuk bënte një dimër i vërtetë. Sidomos 10-vjeçari i fundit nuk bënte një dimër i vërtetë. Madje ka patur temperature 35-36 gradë. Që do të thotë shkaku është ngrohja globale dhe përsëritja e fenomeneve ekstreme”, deklaroi meteorologia Lajda Porja.