Sport Skënderbeu befason Laçin dhe i merr tre pikë, Partizani thyen “tersin” 22-vjeçar...

Skënderbeu befason Laçin dhe i merr tre pikë, Partizani thyen “tersin” 22-vjeçar në Gjirokastër

Kjo e mërkurë ka të planifikuar për t’u luajtur tre ndeshje të superiore, nga të cilat tre i përfunduan 90 minutëshet e tyre, ndërsa Flamurtari dhe Kukësi do të ndeshen mes tyre në orën 19.00.

Befasia e kësaj jave të dytë të kampionatit kombëtar të futbollit ishte Skënderbeu, që mundi të marrë sërish tre pikë, por këtë herë jashtë fushës së tij dhe mbi të gjitha mes shumë thashethemeve se nuk është më shkëlqimi i dikurshëm i kësaj skuadre.

Skënderbeu arriti të befasojë sot në Laç, duke triumfuar me përmbysje me rezultatin 1-2. Vendasit e Sulejman Starovës vinin pas humbjes me një ndeshje shumë të dobët në Shkodër ndaj Vllaznisë dhe e nisën vrullshëm takimin e sotëm, duke dominuar pjesën e parë dhe gjetur golin e avantazhit me anë të sulmuesit Kyrian Nëabueze.

Megjithatë korçarët ndryshuan shumë në lojën e tyre në pjesën e dytë dhe arritën të rikthejnë baraspeshën në minutën e 48’, pas një goli mjaft të bukur të shënuar nga sulmuesi i talentuar Dejvi Bregu.

Të besuarit e Dajës nuk u mjaftuan me kaq dhe në minutën e 66’ arritën të gjejnë golin e avantazhit me anë të sulmuesit Otto John, i cili u aktivizua vetëm në pjesën e dytë të takimit, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.

Gjetën fitoren e parë në kampionat edhe kampionët në fuqi të Superiores, “të kuqtë” e Partizanit, që arritën të triumfojnë me rezultatin minimal 0-1 në Gjirokastër përballë Luftëtarit vendas.

Një gol i shënuar nga Bruno Telushi në minutën e 15’ të takimit, bëri që kryeqytetasit të dilnin me 3 pikë nga transferta gjirokastrite, ndonëse në letër kjo sfidë pritej të ishte shumë më e letër për “të kuqtë”.

Përfundoi në barazim pa gola sfida mes debutuesve të Superiores, Bylisit dhe Vllaznisë, rezultat ky që u shkon më shumë përshtat shkodranëve, që largohen me një pikë mjaft të vlefshme nga transferta mallakastriote.