Politika “Skifteri” që vodhi, Gjykata vendos për mandatin e ish-deputetit të LSI-së

“Skifteri” që vodhi, Gjykata vendos për mandatin e ish-deputetit të LSI-së

Kërkesa e ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica për t’u rikthyer në Kuvend si deputet është rrëzuar sot nga Gjykata Administrative.

Rehovica kishte kërkuar shfuqizim të vendimit të KQZ-së, duke lejuar kështu automatikisht rikthimin e mandatit të deputetit në qarkun e Beratit që iu hoq rreth një vit e gjysmë më parë.

Gledion Rehovica ishte në listën e ligjvënësve që u prekën të parët nga ligji i dekriminalizimit.

Asokohe hetimet e Prokurorisë dolën në përfundimin se Rehovica kishte fshehur nga formulari i vetëdeklarimit një vepër penale të kryer në Itali.

Ai akuzohej nga Prokuroria se ishte arrestuar në vitin 1999 në shtetin fqinj për “vjedhje të një dyqani”.

Rehovica mohoi akuzat e Prokurorisë në atë kohë duke thënë se ka qenë student në Romë gjatë kohës për të cilat flet organi i akuzës.