Sport Sokol Kushta dhe Roland Luçi në një mendje pas ndeshjes me Suedinë:...

Sokol Kushta dhe Roland Luçi në një mendje pas ndeshjes me Suedinë: Shqipëria fitoi Brojën

Legjenda vlonjate, Sokol Kushta ka reaguar pas ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Suedisë, ku kuqezinjtë pavarësisht humbjes zhvilluan një ndeshje të mirë.

Ai shprehet se trajneri Silvinjo ndryshoi situatën dhe se fituan Armando Brojën. Ndër të tjera, Kushta shkruan se pa shpirt gare dhe sakrifica, futbollistët nuk mund të luajnë me Kombëtaren.

“Mbas dushit te ftohte qe kaloi kombëtarja me Kilin,dje trajneri Silvinjo na tregoj qe di te ndryshoj situatën..Dje kombëtarja dhe trajneri fitoi Brojen, fitoi nje variant te ri taktik dhe me shume nga te gjitha i dha te kuptoj lojtarëve se pa shpirt gare dhe sakrifica nuk mundet te luajn dot futboll me kombëtaren”, shkruan Kushta.

Edhe ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi ka reaguar pas përfundimit të miqësores Suedi-Shqipëri. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se Armando Broja e ka vendin e sigurt në Europian.

“Mbas shume peripecish, sot ne Stokholm me ne fund u percaktua lojtari i pare qe eshte fiks ne startimin e Euro 2024. Ai eshte Armando Broja!”, shkruan Roland Luçi.