Aktualitet SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK ka sekuestruar pasuritë biznesmenëve Valter Begaj dhe Ervis Lami, dy ortakëve të Evis Berberit.

SPAK njofton se është sekuestruar DAAM me administrator Evis Lamin. Janë sekuestruar në total 5 sipërfaqe toke të kësaj kompanie. Po ashtu, SPAK ka sekuestruar gjashtë automjete dhe një motomjet.

Evis Berberi, Elvis Lami dhe Valter Begaj janë të arrestuar.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime kryesisht në kuadër të procedimit penal Nr. 214, të vitit 2023, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 258, 244-25, 259, 287/2 të Kodit Penal.

Në vijim të njoftimeve të mëparshme, për faktin penal të rezultuar dhe personat e dyshuar (njoftim i datës 14.03.2024), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.164, datë 18.03.2024, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e mëposhtme:

Kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak personin nën hetim V. B. dhe administrator personin nën hetim E. L;

Pasurinë e paluajtshme Nr.80/2, e llojit “arë”, me sipërfaqe 25,100 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë” me sipërfaqe 1,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 1,080 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 2,055 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

Pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 5,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

Automjetin e markës “SKODA”, modeli “FABIA”, viti i prodhimit 2019;

Automjetin e markës “JEEP”, modeli “COMPASS”, viti i prodhimit 2011;

Automjetin e markës “BMW”, modeli “X3”, viti i prodhimit 2004;

Automjetin e markës “FORD”, modeli “KUGA”, viti i prodhimit 2011;

Motomjetin e markës “DAYANG”, modeli “DY125T-32”, viti i prodhimit 2022;

Automjetin e markës “KIA”, modeli “SELTOS”, viti i prodhimit 2020;

Automjetin e markës “HYUNDAI”, modeli “AVANTE”, viti i prodhimit 2020;”- njofton SPAK.