Bota Spektakël në Buckingham Palace, rojet mbretërore performojnë “Bohemian Rhapsody” (VIDEO)

Spektakël në Buckingham Palace, rojet mbretërore performojnë “Bohemian Rhapsody” (VIDEO)

Një spektakël i veçantë ai i 7 Janarit për disa turistë që po vizitonin Buckingham Palace, në Londër.

Banda e rojeve mbretërore të Mbretëreshës Elizabetë performoi një nga këngët më të famshme të Queen, Bohemian Rhapsody.

Rojet mbretërore bënë këtë homazh për filmin me të njëjtin titull, që kohët e fundit fitoi dhe dy Golden Globe – si filmi më i mirë dramatik dhe interpretimi më i mirë dramatik.

Banda mbretërore nuk e bën për herë të parë këtë, në muajin korrik performoi “Dancing Queen” të Abba, ndërsa në muajin gusht “Respect” – të Arieta Frenklin.