Sport Stadiumi i Borussia Dortmund kthehet në qendër për trajtimin e pacientëve me...

Stadiumi i Borussia Dortmund kthehet në qendër për trajtimin e pacientëve me koronavirus

Klubi i Bundesligës “Borussia Dortmund” njoftoi se do të vënë në dispozicion stadiumin e tyre si qendër trajtimi për koronavirusin.

Dortmund shtoi se qendra, e projektuar ekskluzivisht për raste të dyshuara me COVID-19 ose çështje të lidhura me të, që nuk trajtohen në spitale, do të fillojë të funksionojë të shtunën.

“Stadiumi ynë është flamuri i qytetit tonë, është një pikë qendrore për pothuajse të gjithë në Dortmund dhe zonën përreth dhe falë cilësive të tij teknike, infrastrukturore dhe të hapësirës, është vendi ideal për të ndihmuar në mënyrë aktive të infektuarit me koronavirus”, deklaroi shefi ekzekutiv i Dortmund, Hans-Joachim Watzke.

“Është përgjegjësia dhe dëshira jonë për të bërë absolutisht gjithçka që kemi në fuqi për të siguruar ndihmë për këta persona”, shtoi ai.