Shëndet Stresi na prek të gjithëve: Njihuni me simptomat e sëmundjes së epokës...

Stresi na prek të gjithëve: Njihuni me simptomat e sëmundjes së epokës moderne

Stresi na prek të gjithëve. Gjithkush mund të përjetojë simptoma të stresit; kur disiplinoni fëmijët, gjatë një dite të ngarkuar në punë, kur përpiqemi të rregullojmë gjendjen financiare apo kur kemi të bëjmë me një marrëdhënie sfiduese. Stresi është kudo. Nëse stresi i pakët nuk është problem, ndonjëherë dhe i dobishëm, stresi i shumtë mund t’ju përkulë dhe t’ju sëmurë, si mendërisht ashtu dhe fizikisht.

Pjesa më e madhe e njerëzve vuajnë nga stresi në një moment të caktuar të jetës së tyre. Të shfaqurit e shenjave të stresit, nuk nënkupton që ju jeni një person i dobët. Stresi prek njerëz të ndryshëm, në mënyra të ndryshme. Personaliteti luan një rol madhor, në mënyrën sesi mund t’ju prekë dhe sesi mund ta përballoni.

Hapi i parë për të kontrolluar stresin, është të dini simptomat e stresit. Por të njohësh simptomat e stresit është më e vështirë nga ç’mendoni.

Shumë prej nesh janë të mësuar me stresin dhe shpesh nuk e kuptojmë që jemi të stresuar, deri sa shkojmë në pikën kritike.

Çfarë është stresi?

Stresi është përshkrimi i përdorur për tendosje, presion ose forcë në sistem. Ky sistem mund të jeni ju. Stresi mund të vijë si rezultat i dhënies së makinës në trafik, ose si rezultat i vdekjes së personit që doni.

Stresi mund të jetë përgjigja e një çrregullimi, që prek trupin tonë. Zakonisht, kur ne themi që po “ndihemi të stresuar”, jemi duke folur rreth simptomave, që janë shkaktuar nga trupi jonë si përgjigje ndaj stresit.

Si ndikon stresi në trupin tonë?

Në shenjën e parë të alarmit, nerva të caktuara shqisore në trup stimul-ohen dhe prodhojnë disa hormone, që shkaktojnë në mënyrë automatike reaksione fizike të stresit. Rrahjet e zemrës rriten për të lëvizur gjak në muskuj dhe tru, frymëmarrja përshpejtohet, tretja ngadalësohet, prodhimi i pështymës ndalohet (goja ndjehet e thatë), djersitja rritet dhe ndihet një nxitje force.

Ky është fenomeni, që e vë trupin në gjendje alarmi dhe gati për reagim. Pas këtij reagimi, trupi qëndron në gjendje alarmi, derisa të ndjeni largimin e rrezikut. Kur stresi largohet, truri dërgon sinjalet e “qartësisë” dhe trupi menjëherë kthehet në normalitet.

Ndërkohë që disa strese afatshkurtra janë pozitive pasi ju shtyjnë në sporte ose lojëra të ndryshme, stresi kronik ose afatgjatë, mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Ky lloj stresi ju bën që të ndiheni nën presion konstant, të vazhdueshëm.

Cilat janë simptomat e stresit?

Stresi mund të ndikojë në shumë nga aktivitetet tuaja të përditshme duke përfshirë emocionet tuaja, sjelljen, aftësinë e të menduarit dhe shëndetin fizik. Asnjë pjesë e trupit nuk është imune. Por, meqë njerëzit e përballojnë stresin në mënyra të ndryshme, simptomat variojnë. Simptomat mund të jenë jo të qarta dhe të njëjta me ato të shkaktuara nga një sëmundje. Kjo do të thotë se është e rëndësishme ti diskutoni ato me një doktor. Ju mund të përjetoni secilën nga simptomat në vazhdim.

Simptomat emocionale të stresit

-Të qenit lehtësisht i nervozuar, i acaruar dhe i mërzitur;

-Të ndjerit si i vënë për poshtë, sikur keni humbur kontrollin apo po e kërkoni atë me ngulm;

-Të pasurit vështirësi për të qetësuar mendjen;

-Të ndjerit keq për veten (vetbesim i ulët). Të ndjerët i vetmuar, pa vlerë dhe në depresion;

-T’u shmangesh njerëzve.

Simptomat fizike

-Energji e pakët. Dhimbje koke;

-Stomaku i acaruar, duke përfshirë diarre, kaps dhe të ardhurit për të vjellë;

-Dhimbje të vazhdueshme dhe muskuj të tendosur;

-Dhimbje kraharori dhe rrahje të shpeshta zemre;

-Pagjumësi;

-Ftohje dhe infeksione të shpeshta;

-Humbje e dëshirës apo aftësisë seksuale;

-Të qenit nevrik dhe të dridhura, zhurma në vesh, duar dhe këmbë të ftohta apo me djersë;

-Gojë të thatë dhe vështirësi në të gëlltitur;

-Shtrëngim të shpeshtë të nofullave dhe dhëmbëve.

Simptomat që kanë lidhje me stresin (që vijnë si pasojë e tij)

-Shqetësim i vazhdueshëm;

-Mendime të shpejta;

-Harresë dhe çorganizim;

-Pa aftësi për tu përqëndruar;

-Gjykim i dobët;

-Të qënit pesimist apo të parët vetëm të anëve negative.

Simptomat e sjelljes

-Ndryshime të oreksit;

-Të lënit e gjërave mbas dorë dhe shmangia e përgjegjësive;

-Rritja e përdorimit të alkoolit, drogë-s apo cigareve;

-Shfaqja e veprimeve nervoze si të hash thonjtë, të tundesh apo të ecësh shpejt dhe pa destinacion.

Gjithashtu, kërkuesit janë duke vazhduar për të gjetur lidhjet ndërmjet stresit dhe shumë sëmundjeve të tjera, siç janë:

-Astma dhe alergjitë;

-Çrregullimet e gjumit;

-Problemet e lëkurës;

-Sëmundjet auto-imune;

-Dhimbjet e kokës;

-Dhimbjet e shpinës;

-Problemet e zemrës; dhe

-Dhimbjet kronike.

Si mund ta përballoj stresin?

Përballimi i stresit mund të jetë i komplikuar, por në përgjithësi duhet të ekzaminoni jetën tuaj. Çfarë e shkakton stresin?

Bëni një plan veprimi për problemet konkrete dhe ndryshoni çfarë mundeni. Format më abstrakte të stresit janë të vështira për t’u përballuar, ashtu sikundër të qenit të mbingarkuar nga përgjegjësitë tuaja. Një nga mënyrat për të përballuar stresin është mbajtja e një mendjeje dhe trupi të shëndetshëm. Provoni këshillat e mëposhtme:

Këshillat për stresin

Ushtrohuni rregullisht dhe punoni për tensionet. Kontrolloni me mjekun aktivitetin, në mënyrë që aktiviteti fizik të jetë i përshtatshëm për ju.

Trajtoni veten me një kohë të përshtatshme relaksim-i. Kjo do t’ju japë një pamje të rifreskuar dhe energjike. Praktikoni jogën ose meditimin.

Mbani një dietë balancuese.

Mësoni të pranoni se çfarë nuk mund të ndryshoni. Mos thoni gjithmonë “Po”. Shpeshherë, të mësuarit për të thënë “Jo”, mund të jetë shumë lirues.

Flisni në lidhje me shqetësimet, me një mik ose me një profesionist. Një person tjetër mund ta shohë problemin nën një këndvështrim tjetër.

Shmangni përdorimin e drogave dhe të alkool-it.

Si mund ta di, nëse kam nevojë për ndihmë?

Duhet të konsideroni marrjen e ndihmës nëse:

Jeni vazhdimisht të shqetësuar dhe keni probleme me përqendrimin;

Gjumi, energjia dhe motivimi juaj është i dobët;

Mendoni se nuk duhet të shqetësoheni;

Jeni duke bërë një sjellje vetëshkatërruese për lehtësime të përkohshme;

Çdo gjë dhe çdonjëri pranë jush është duke u prekur nga mënyra sesi ju ndiheni;

Ndiheni sikur nuk ka asnjë zgjidhje tjetër.

Ekzistojnë njerëz profesionistë, që mund t’ju ndihmojnë–flisni me mjekun, që t’ju rekomandojë personin e duhur.