Kuriozitete Studimi në Kinë: Koronavirusi qëndron në ajër për 30 minuta, distanca e...

Studimi në Kinë: Koronavirusi qëndron në ajër për 30 minuta, distanca e sigurisë 4.5 m

Koronavirusi mund të qëndrojë në ajër për të paktën 30 minuta dhe të mbulojë një distancë prej rreth 4,5 metrash në ambiente të mbyllura, siç është një autobus i vogël. Kjo distancë është shumë më tepër se sa siguria e 1 ose 2 metrave të rekomanduara nga autoritetet shëndetësore.

Një studim i ri i disa epidemiologëve kinezë mbi përhapjen e koronavirusit duket se do të ndryshojë disa nga të vërtetat që kishim mësuar në këto javë të para.

Studimi, i sapo botuar në revistën shkencore Practical Preventive Medicine, tregon në bazë të vrojtimeve të të infektuarve të muajit janar se virusi që tashmë po frikëson botën mund të ketë një aftësi më të madhe për t’u përhapur, veçanërisht në hapësirat e mbyllura.

Në një nga këto vrojtimet, të 22 janarit të kaluar, një pacient me virusin agresiv ka hipur në një autobus me 48 vende, duke u ulur në radhën e parafundit.

Udhëtimi zgjati rreth 4 orë, ku u vrojtua se u infektuan edhe 7 persona që ndodheshin rreth 4.5 metra larg, pa pasur asnjë kontakt tjetër përtej këtij episodi. Më parë, distanca e sigurisë e këshilluar nga autoritetet shëndetësore ishte rreth 1.5 metra.

Një fakt tjetër i ri i zbuluar është se virusi në autobus mbeti në ajër për rreth 30 minuta, edhe pse ka ende aspekte të veçanta të studimit, nga momenti që personi që ndodhej krahas pacientit të infektuar, nuk pati asnjë pasojë.