Bota Studimi për pandeminë: Si u ndanë europianët në përjetime dhe gjykime

Studimi për pandeminë: Si u ndanë europianët në përjetime dhe gjykime

Rreth 58 përqind e qytetarëve të anketuar të vendit të Bashkimit Evropian thonë se ata kishin vështirësi financiare gjatë pandemisë COVID-19.

Banorët e Hungarisë, Bullgarisë, Italisë, Greqisë dhe Spanjës kryesisht raportuan probleme financiare, ndërsa danezët, holandezët, suedezët, finlandezët dhe austriakët përjetuan më pak problemet gjatë pandemisë, sipas një studimi të Parlamentit Evropian.

Ky studim, i kryer nga fillimi i pandemisë deri në fund të prillit 2020, tregon se qytetarët e BE-së që raportuan probleme financiare u ankuan më së shumti për humbjen e të ardhurave (30 përqind), papunësinë ose papunësinë e pjesshme (23 përqind), pamundësinë për të paguar qiratë ose detyrimet (14 përqind), ndërsa 9 përqind e tyre vlerësuan se kishin probleme me blerjen e “ushqimit për një jetë të mirë”.

Solidaritet i pamjaftueshëm midis anëtarëve

Një në dhjetë europianë që përballeshin me probleme financiare gjatë pandemisë thanë që kishin kërkuar ndihmë nga familja ose miqtë, dhe 3 përqind thanë se po përballeshin me falimentime.

Deri në 69 përqind e të anketuarve në studimin e Parlamentit Evropian kërkuan një rol më të fortë për BE-në në zgjidhjen e krizës pandemike COVID-19, me mbështetjen më të madhe për modelin portugez dhe irlandez, dhe më pak për atë çek e suedez.

6 nga 10 të anketuarit besojnë se BE nuk ka treguar solidaritet të mjaftueshëm midis vendeve anëtare gjatë pandemisë, dhe 22 përqind thonë se janë plotësisht të pakënaqur me solidaritetit e 17 vendeve të BE.

Më të pakënaqurit janë në Itali, Spanjë dhe Greqi, e nga ana tjetër, shkalla e treguar e solidaritetit europian mbështetet në masën më të madhe nga irlandezët, holandezët dhe danezët.

3 nga 4 të anketuarit në të gjithë BE thonë se kanë “dëgjuar, parë ose lexuar” për masat që BE po merr në përgjigje të pandemisë COVID-19, dhe një e treta thonë se dinë se cilat janë masat.

Gjysma (52 përqind) e evropianëve, të cilët thonë se dinë për masat e BE, thonë se nuk janë të kënaqur me atë që është bërë deri më tani.

Më të pakënaqurit janë në Itali, Spanjë dhe Greqi, e ndjekur nga Austria dhe Bullgaria.

Në mesin e 42 përqind të atyre që janë të kënaqur me përgjigjen e BE ndaj pandemisë COVID-19, shumica janë holandezë, finlandezë dhe danezë, sipas studimit të Parlamentit Europian.