Sport Suning gati të bëjë sulmin final për Messi-n, por jo tani

Suning gati të bëjë sulmin final për Messi-n, por jo tani

Jo tani, jo menjëherë. Nuk ka asnjë tratativë në lojë, e palët e kanë përgënjeshtruar menjëherë. Por Inter po mendon e do të provojë të bëjë një goditjen që ngjan gati e pamundur. Një ëndërr e destinuar të mbetet e tillë? Edhe mund të jetë, por ndërkohë grupi Suning është gati të bëjë sulmin final për Lionel Messi për vitin 2021. Vendimi i Jorge, të atit të lojtarit, për të transferuar selinë e bizneseve në Milano që nga gushti, jo larg nga selia e re e Inter, i ka bërë të ëndërrojnë tifozët zikaltër. Kjo lëvizje mund të ndihmojë Inter në rrëmbimin e “Pleshtit”, që ka një kontratë në skadencë me Barcelonën në 2021, ende të parinovuar, e që mund të lirohet falas brenda 31 majit.

Një investim i jashtëzakonshëm, për të veshur zikaltër Messi, që fiton 50 milionë euro në vit. Shifër astronomike edhe një për gjigant si Suning, që është i ndërgjegjshëm se çfarë mund të sjellë argjentinasi në terma të ardhurash, mes sponsorësh e marketingu me milionë fansa në gjithë botën. Një investim që Inter ia vlen ta studioje e të provojë ta bëjë të mundur. Duke shfrytëzuar pikërisht një asist të të atit të Messi, tani fqinj, e pakënaqësive të lojtarit për shkak të tensioneve me trajnerin Setien.

Hija e Messit në reklamën e Suning

Hija e Lionel Messit mbi katedralen e Duomos në Milano si reklamë për ndeshjen e Inter-Napoli (u zhvillua të mërkurë) në televizionin online kinez “PPTV” që është në pronësi të grupit Suning, ka shtuar ndjeshëm zërat për një transferim të yllit argjentinas te Interi gjatë kësaj vere. Tifozët zikaltër tashmë janë të bindur se ëndrrat mund të bëhen realitet edhe pse Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit para ndeshjes ndaj Napolit është munduar t’i frenojë ato.

“Fotoja e Leo Messit? Ishte një projekt për të cilin nuk kisha të drejtë vendimi. Leo është një figurë e madhe e futbollit, por vetëm kaq. Asnjë klub në Itali nuk ka i mundësitë ekonomike për të afruar një yll si Messi. Edhe pse do ishte me vërtetë fantastike të shihje Leon me fanellën e Interin për momentin duket diça utopike. Një transferim i tillë mund të bëhet vetëm nëse drejtuesit bëjnë një sforco ekonomike dhe gjejnë sponsarat e duhur që mund t’i ndihmojnë për të sjellë një yll të tillë në Milano. Sanchez? Ka kontratë dhe dy vite me United dhe jo një kontratë dosido, por shumë të shtrenjtë. Për momentin, është me ne, më vonë do të shohim”, u shpreh Marotta.

Fjalë që mohojnë interesin e Interit për Messin por në të njëjtën kohë Marotta ja kalon topin presidentit Steven Zhang për të bërë realitet një ëndërr kaq madhore për tifozët zikaltër.