Sport Surpriza, FIFA “kurorëzon” Messin me titullin The Best

Surpriza, FIFA “kurorëzon” Messin me titullin The Best

E pabesueshme, por e vërtetë. Është Lionel Messi dhe jo Virgil Van Dijk që parashikohej nga të gjithë, fituesi i çmimit të lojtarit më të mirë të vitit 2019 që jepet nga FIFA.

Në teatrin La Scala të Milanos ku u zhvillua mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve Fifa The Best, Messi në mënyrë surprizë mposhti konkurrencën e Van Dijk dhe atë të Cristiano Ronaldos që nuk ishte i pranishëm në këtë mbrëmje. Një çmim që Messi e fiton për herë të dytë kur është dhënë vetëm nga FIFA, ndërsa në bashkëpunim me Topin e Artë, ylli argjentinas e fiton për herë të 6-të dhe lë pas Cristiano Ronaldon me 5 trofe.

Çmimi i lojtares më të mirë femër shkoi për amerikane Megan Rapinoe që u shpall kampione e botës me Shtetet e Bashkuara.