Edhe ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është drejtuar ditën e sotme drejt kutive të votimit. Pas aktit, të cilin Tahiri e quajti mjaft legjitim, Tahiri sulmoi opozitën, duke e konsideruar që është ajo që nuk duam, teksa komentoi edhe dekretin e presidentit, Ilir Meta, që ka dekretuar datën 13 tetor si ditën e zgjedhjeve vendore.
Tahiri: “Mbase kjo nuk është opozita që duam”
Ke ardhur për të ndryshuar opozitën domethënë?
Tahiri: Jo s’ka lidhje. Unë kam ardhur për të votuar. Është e drejta ime kushtetuese dhe e çdo qytetari. Do të doja që e gjithë kjo të mos kishte ndodhur. Do doja që të kishte biseda për taksa më pak, shërbime më shumë. Shpresoj që kryetarët e bashkive që do të zgjidhen, në mandatin e ardhshëm, 4 vjet të punojnë për qytetarët pa dallim.
Dekreti i Presidentit më 13 tetor?
Tahiri: Ka shumë kohë deri atëherë. Mbetet për t’u vlerësuar. Unë sot votova kjo është e rëndësishme.
Rival i Veliaj për Bashkinë?
Tahiri: Nuk ka lidhje fare. Ishte vendim apo zgjedhje. I bie që të tregoj votën. Duhet të pyesni Sandrin për këto. Unë uroj që të shkoj gjithçka mirë dhe pa probleme. Nuk ma merr mendja që njerëzit e meritojnë të merren me të gjithë këto tmerre në televizor. Këto janë zgjedhje që do bëhen si t’i menaxhojnë qytetet. Unë mendoj se këto janë zgjedhje.