Kosova Takim me Vuçiç në Bruksel? Kurti: Pasi të vizitohen policët e rrëmbyer

Takim me Vuçiç në Bruksel? Kurti: Pasi të vizitohen policët e rrëmbyer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimin për të takuar në Bruksel presidentin serb Aleksandër Vuçiç do ta marrë pas vizitës të shefit të zyrës ndërlidhëse në Beograd, Jetish Jashari, tek tre policët e rrëmbyer që po mbahen në paraburgim në Kralevë.

Kurti tha Jashari pritet të shkojë të martën në qendrën e paraburgimit dhe më pas do të vlerësojë për takimin me Vuçiçin.

Në një prononcim për mediat pasi mori pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të themelimit të institutit Albanologjik në Prishtinë, Kurti shtoi se është e domosdoshme vendosja e ligjshmërisë në veri.