Politika “Taktikë e Ramës”/ Kryemadhi komenton krijimin e partive të reja

“Taktikë e Ramës”/ Kryemadhi komenton krijimin e partive të reja

Krijimin e partive të reja politike kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e “veshi” me hije dyshimi.

Ajo ngriti pikëpyetjen nëse pas forcave të reja politike qëndron kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu, Kryemadhi theksoi para gazetarëve se Kodi i ri Zgjedhor nuk u lë hapësira partive të reja të bëhen pjesë e jetës politike.

“Partitë e reja janë inekzistente me Kodin e ri, ua bën të pamundur përfshirjen në politikë dhe i penalizon pa filluar punë. Kurse me Kodin e vjetër do të mund të përfshiheshin. Çfarëdo të ndodhë, nëse krijimi i partive të reja do të jetë taktikë e zotit Rama, them që impakti do të jetë zero. Unë e shoh si humbje kohe dhe një menaxhim inatesh të figurave të vjetra. Por zoti Basha mesa kam kuptuar nuk e ka problem fare sepse ecën me axhendën e vet.”

Vetëm Myslim Murrizi ka zyrtarizuar deri tani një subjekt të ri politik. Të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe Rudina Hajdari e Jozefina Topalli.