Kryesore “Tangoja kërcehet dyshe!”, Rama tjetër ftesë opozitës pasi mori të gjitha bashkitë

“Tangoja kërcehet dyshe!”, Rama tjetër ftesë opozitës pasi mori të gjitha bashkitë

“Opozita duhet të kuptojë se ajo që bëri këto zgjedhje ishte një katastrofë për veten e saj”.

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin e Katarit, “Al Jazeera”.

Shefi i qeverisë ka përsëritur thirrjet për dialog me Partinë Demokratike

“Unë shpresoj që opozita të reflektojë. Politika duhet ta bashkojë vendin. Edhe tangoja kërcehet dyshe…” – ka thënë Rama ndër të tjera.

Rama thotë se bojkoti i zgjedhjeve ishte vetëvrasje për opozitën, por sipas tij e ardhmja duhet parë me optimizëm dhe në funksion të paqes sociale në vend.

“Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin. Por sigurisht, tangoja vallëzohet dyshe. Shpresoj që miqtë tanë në opozitë të reflektojnë për këtë dhe të kuptojnë që ajo çfarë bënë ishte një katastrofë për vetë ata”, deklaroi Rama ndër të tjera.

Të dielën, pas mbylljes së kutive të votimit, Kryeministri ftoi opozitën për dialog pa kushte, si shprehje të vullnetit për t’u angazhuar për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri tha se pjesë e bisedimeve mund të jetë reforma zgjedhore, por jo reforma në drejtësi.