Ekonomi Tatimet: Data 21 gusht, afati i fundit për pagesën e dividentit

Tatimet: Data 21 gusht, afati i fundit për pagesën e dividentit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se data 21 gusht është afati i fundit për pagesën e dividentit.

Referuar ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, DPT kujton se çdo person juridik, duhet të deklarojë dhe të paguajë për llogari të administratës tatimore, tatimin mbi dividendin e pagueshëm, brenda datës 21 gusht të vitit 2017.

Sipas DPT-së, pavarësisht nga koha kur kryhet pagesa e dividendëve për përfituesit, pagesa e tatimit mbi dividentin është detyrim i pavarur nga fakti nëse është bërë ose jo shpërndarja e tij.

Mosrespektimi i këtij afati është i dënueshëm administrativisht, sipas penaliteteve të zbatueshme bazuar në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.