Sport “Të dy janë më të mirët e historisë, por Messi nuk është...

“Të dy janë më të mirët e historisë, por Messi nuk është human”, Pique tregon diferencat

Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, cili nga të dy yjet është më i zoti se tjetri? Ka qenë ky një nga debatet më të mëdhenj në mbi 10-vitet e fundit në botën e futbollit. Të dy futbollistët e sipërpërmendur ia kanë dalë të thyejnë rekord pas rekordi duke bërë që gjithnjë fokusi të jetë mbi ata.

Në këtë formë, opinioni sportiv gjithnjë është ndarë në dysh teksa një pjesë vlerëson më shumë punën e madhe të Ronaldos, ndërsa një pjesë tjetër, Messin për talentin e tij. Së fundmi, rreth temës Messi apo Ronaldo ka folur edhe Gerard Pique, shok me argjentinasin për shumë vite te Barcelona.

Mbrojtësi tregon se Ronaldo dhe Messi janë shumë të ndryshëm teksa thekson se portugezi është më i miri mes njerëzve, ndërsa “pleshti”, thjesht nuk është human me ato që bën në fushë.

“Ata të dy janë të mrekullueshëm, po flasim për dy lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. E kam thënë gjithnjë se Messi ka një talent që nuk e kanë të tjerët, ai ia del ta kontrollojë shumë mirë topin kur e ka në kontroll dhe asnjëherë nuk e ka më shumë se dy metra larg topin nga këmba. Është e pamundur ta kapësh, unë nuk kam parë asnjë tjetër ta bëjë këtë.

Nga ana tjetër, Ronaldo është ndryshe. Është më i kompletuar fizikisht, mund të shënojë në të gjitha mënyrat, me kokë, nga distanca, me driblim, penallti apo goditje dënimi… Por, për mua Messi nuk është human, ndërsa Ronaldo është më i miri i humanëve”, theksoi Pique.