Kryesore Teatri Kombëtar, Rama: Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e...

Teatri Kombëtar, Rama: Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve me artistëve, qytetarëve dhe policisë te Teatri Kombëtar.

Ai shkruan në Twitter se Teatri i ri do të ndërtohet, njësoj si Stadiumi i ri dhe se kush s’është dakord sipas Ramës është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë.

“Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë

Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse”, shkruan Rama.