Kryesore Temperatura të ulëta, borë dhe shi deri në 17 janar

Temperatura të ulëta, borë dhe shi deri në 17 janar

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore. Sipas sinoptikanëve, kjo do të jetë situata e motit për vendin tonë, të paktën deri më 17 Janar.

Adiola Bani: Temperatura të ulëta do të shoqërojnë edhe në ditët në vijim, pasi do të kemi luhatje përsa i përket temperatura me episode dyditore, kjo luhatje vjen si pasojë e tërheqjes së masave ajrore  dhe futjes sërish të tyre në vendin tonë. Ndërsa pas datës 17 do të kemi një rritje graduale të vlerave termike përsa i përket temperaturave të ajrit duke arritur në vlerat tipike të dimrit -6 gradë celcius në zonat malore, dhe në bregdet 11-12 gradë.

Në zonat malore do të vijojnë reshjet e shiut.

Sipas sinoptikanëve, 10-ditëshi i fundit i Janarit pritet që vendi të përfshihet nga më shumë reshje, por me temperatura tipike të dimrit.

“10-ditëshi i dytë i Janarit do të jetë me vlerat tipike të dimrit dhe prezence të dukshme të reshjeve”.

Të shtunën Tirana u përshi nga ngrica dhe temperaturat të ulëta të cilat arritën deri në -2 gradë celcius.

Vlera më të ulëta u regjistruan në Ersekë me -9 gradë celcius dhe Peshkopi -8 gradë.