Bota Tensionet, kjo grua po kërkon negociata me Iranin

Tensionet, kjo grua po kërkon negociata me Iranin

Autoritetet amerikane kanë shprehur gatishmërinë për të negociuar me autoritetet iraniane.

Mediat amerikane raportojnë se ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Kelly Craft ka dorëzuar një letër në Këshillin e Sigurimit të KB, ku thotë se SHBA janë të gatshme të negociojnë me regjimin iranian për të qetësuar tensionet, përndryshe paqja dhe siguria ndërkombëtare do të ishin në rrezik edhe më të madh.

Letra thotë se amerikanët kryen një sulm javën e kaluar në Bagdad, duke ekzekutuar gjeneralin iranian Qassem Soleimani, por që ishte një veprim i bazuar në ligjin ndërkombëtar të vetëmbrojtjes.

Më tej thuhet se SHBA është e gatshme të bëjë lëvizje të mëtejshme për të mbrojtur personelin dhe interesat e saj në Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër, ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara, Majid Takht-Ravanchi, gjithashtu dërgoi një letër në Këshillin e Sigurimit duke thënë se është e pabesueshme që SHBA po propozon negociata, ndërsa në të njëjtën kohë po ndjek sanksione të ashpra ekonomike.