Bota Tërhiqet Trump: Nuk u heq vizën studentëve të huaj

Tërhiqet Trump: Nuk u heq vizën studentëve të huaj

Presidenti amerikan Donald Trump, bën një hap prapa dhe tërhiqet nga vendimi për të revokuar vizat ndaj studentëve të huaj.

Universitetet e Harvardit dhe MIT, me mbështetjen e një numri institucionesh të tjera, kishin ndërmarrë veprime ligjore kundër kësaj mase.

“Administrata ka pranuar të shfuqizojë vendimin, si dhe çdo zbatim të tij”, tha gjykatësi federal, Allison Burroughs, gjatë një seance të shkurtër gjyqësore.

Më 7 korrik, Shtetet e Bashkuara njoftuan se nuk do të japin viza për studentët ndërkombëtarë, nëse mësimi i tyre do të zhvendoset online, për shkak të koronavirusit. Këshilli Amerikan i Arsimit, i cili përfaqëson udhëheqësit e rreth 1,700 institucioneve të arsimit të lartë, e kishte cilësuar udhëzimin si “të tmerrshëm”.