Aktualitet Tërmet i fortë në afërsi të Lezhës, qytetarët dalin në rrugë

Tërmet i fortë në afërsi të Lezhës, qytetarët dalin në rrugë

Lëkundjet e forta të tërmetit, që ishin me epiqendër pranë Lezhës, bënë që qytetarët në këtë qytet të braktisnin shtëpitë e të dilnin në rrugë.

Tërmeti ra në orën 22:13 dhe kishte një magnitudë 4.5 të Shkallës Rihter. Lëkundjet me thellësi 19.9 kilometra, përveç Lezhës u ndjenë edhe në shumë qytete të tjera.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për dëme.

“Sot në datën 17/10/2021, ora 22:13 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M4.5 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 19.9 km. Epiqendra është lokalizuar 69 km në Veri të Tiranës, pranë Lezhës. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë sipas shkallës MSK-64. Nuk kemi njoftime për dëme“, tha në një njoftim Departamenti Sizmologjisë, në Institutin e Gjeoshkencave.