Bota Tha se masakra në shkollën Sandy Hook ishte mashtrim, konspiracionisti Alex Jones...

Tha se masakra në shkollën Sandy Hook ishte mashtrim, konspiracionisti Alex Jones do të paguajë 965 mln dollarë për familjet e viktimave

Konspiracionisti Alex Jones do të paguajë 965 milionë dollarë si dëmshpërblim, pasi pretendoi se sulmi në shkollën Sandy Hook, në vitin 2012 ishte një mashtrim.

Familjet e tetë viktimave fituan gjyqin për shpifje në Connecticut.

Familjet e viktimave dhe një agjent i FBI-së që iu përgjigj sulmit, kishin kërkuar të paktën 550 milionë dollarë në gjyqin për shpifje në Connecticut.

Ata pretenduan se keqinformimi i drejtuesit të radios së djathtë çoi në një dekadë ngacmimesh dhe kërcënimesh me vdekje.

Njëzet fëmijë dhe gjashtë të rritur u vranë në shkollën fillore Sandy Hook.

Jones, i cili themeloi faqen e internetit të ngarkuar me konspiracion dhe “Talk show Infowars”, argumentoi për vite se masakra ishte një komplot i “inskenuar” i qeverisë për të marrë armë nga amerikanët dhe se “askush nuk vdiq”.

Ai i quajti prindërit e viktimave “aktorë të krizës” dhe argumentoi se disa prej tyre nuk kanë ekzistuar kurrë, por tani ai pranon se sulmi ishte “100% i vërtetë”, por refuzoi t’u kërkonte falje familjeve të viktimave, raportoi Reuters.

Jones tha se do të apelonte vendimin, duke shtuar se ai “po luftonte Goliathin”.

Vendimi i Gjykatës u lexua të mërkurën në Waterbury, Connecticut, rreth 32 km nga vendi i të shtënave të vitit 2012, ndërsa shumë nga familjet ishin të emocionuara dhe të përlotura.

Gjyqi 3-javor u shënua nga dëshmi emocionale nga një sërë prindërish.

Vendimit të gjykatës së Connecticut i parapriu një gjyq në Teksas, në të cilin një juri vendosi që Jones dhe kompania që ai drejton duhet të paguajnë 49.3 milionë dollarë për prindërit e të vrarëve në të shtënat në Sandy Hook.