Aktualitet Tirana Parking do të lëshojë pa pagesë 162 mijë karta rezidenti

Tirana Parking do të lëshojë pa pagesë 162 mijë karta rezidenti

Shoqëria që menaxhon parkingjet publike me pagesë në Bashkinë e Tiranës, “Tirana Parking” do të porosisë prodhimin e 162 mijë kartave të rezidentit, të cilat mundësojnë parkimin falas të qytetarëve sipas zonës ku ata banojnë.

Kartat pritet të jenë gati brenda fundit të muajit Dhjetor, ndërsa fondi limit i tenderit të hapur ditën e sotme për këtë mall është 10.3 milionë lekë.

Vetëm përmes pajisjes me këtë dokument, i cili do të mund të merret pa pagesë pranë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tirana Parking, rezidenti do të ketë hapësirë parkimi në Zonën e Administrimit të Parkimit ku ai jeton, me përjashtim të vendparkimeve me sistem tarifimi, të vijëzuara me ngjyrë blu.

Kartat vijnë në 4 ngjyra për t’i bërë ato menjëherë të dallueshme (rozë për zonën 1, jeshile për zonën 2, e verdhë për zonën 3 dhe portokalli për zonën 4) dhe duhet të ngjiten në pjesën e përparme brenda xhamit të automjetit.

Kufijtë e zonave janë të përcaktuar si më poshtë, ndërsa karta nuk ju jep mundësi parkimi falas në këto rrugë.