Aktualitet Tiranë/ Po ecte me makinë, arresti kardiak i merr jetën 27-vjeçares

Tiranë/ Po ecte me makinë, arresti kardiak i merr jetën 27-vjeçares

Një 27-vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne në Tiranë si pasojë e një arresti kardiak.

Policia bën me dije se në rrugën e “Kavajës”, në mjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. K, ka ndërruar jetë pasagjerja shtetasja L. R., rreth 27 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.