Aktualitet Aksident te Gjiri i Lalëzit, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident te Gjiri i Lalëzit, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme, në Durrës.

Policia bën me dije se rreth orës 18:40, në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit-Manzë, një automjet me drejtues shtetasin R. Sh., ka përplasur këmbësorin Sh. V., ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.