Bota Tjetër bilanc negativ, viktimat nga koronavirusi në Britani i kalojnë 15 mijë

Tjetër bilanc negativ, viktimat nga koronavirusi në Britani i kalojnë 15 mijë

Një tjetër ditë e keqe përsa i përket numrit të viktimave si pasojë e koronavirusit është regjistruar në Britaninë e Madhe.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar bën me dije se në 24 orët e fundit u regjistruan në spitalet e vendit 888 viktima si pasojë e virusit Covid-19 duke e çuar në 15 464 numrin total të humbjeve të jetës në shtetin ishullor.

Gjithashtu një rritje të ndjeshme ka dhe numri i të infektuarve të rinj, i cili me 5500 rastet e 24 orëve të fundit ka shkuar në mbi 154 mijë.

Sekretari Robert Jenrickt bëri me dije në një deklaratë për shtyp, se deri tani në Britaninë e Madhe janë testuar mbi 460 mijë persona për të parë nëse janë të infektuar me koronavirus.