Sport Tjetër rekord për Messin, parakalon legjendën Xavi

Tjetër rekord për Messin, parakalon legjendën Xavi

Lionel Messi duket se nuk ka rivale për trofeun individual të golashënuesit më të mirë në La Liga dhe në Europë (Këpucën e Artë).

Sulmuesi argjentinas, me tregolëshin e realizuar në fitoren 1-4 të Barcelonës në fushën e Real Betisit ka arritur në kuotën e 29 gola në kampionatin spanjoll, i ndjekur nga Luis Suarez me 11 gol më pak.

Ylli argjentinas po shënon me një ritëm të çmendur dhe gjithashtu po thyen të tjera rekorde në Spanjë.

“Pleshti” ka arritur fitoren e 477-të në karrierë me Barcelonën në ndeshjet zyrtare, duke parakaluar një legjendë të klubit katalan, Xavi Hernandezin, që ku vendosi të largohej nga Barça kishte arritur 476 fitore me skuadrën me të cilën hyri në histori.

Askush në parë nuk ka fituar kaq shumë ndeshje me fanellën “blaugrana”. Messi këtë numër fitoresh (477) e ka arritur në 674 ndeshje, ndërsa Xavi ka luajtur plot 767 takime me Barçën.

Ai është gjithashtu vetëm një fitore larg rekordit të Iker Casillas, që ka koleksionuar plot 334 fitore në La Liga (Messi ka 333 suksese në kampionat në 444 takime, ndërsa Casillas, që ka aktualisht një fitore më shumë, ka luajtur në 510 ndeshje me Realin).