Bota Tmerri i koronavirusit në Kosovë/ Spitalet nuk kanë më vende, skena si...

Tmerri i koronavirusit në Kosovë/ Spitalet nuk kanë më vende, skena si të Italisë

Publicisti Veton Surroi ka botuar një foto të emërtuar si foto e ditës ku një pacient me Covid-19 është duke marrë oksigjen në korridorin e spitalit. Kosova po shkon drejt ezaurimit të kapaciteteve të saj. Për këtë ka vënë alarmin edhe një mjeke e njohur, drejtoresha e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Venera Berisha-Muharremi, e cila u është drejtuar qytetarëve duke iu thënë se “kur të mbesin që të trajtohen nëpër oborre të spitaleve pa mjekë e infermierë, nuk do t’iu bjerë ndërmend për ekonomi e kafene”.

Ditën e sotme shtatë persona kanë vdekur dhe 239 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë. Numri total i viktimave ka arritur në 192, kurse i të infektuarve në 7652.

Në gjitha klinikat e spitale ndodhen të shtrirë 608 pacientë që po trajtohen për COVID-19. Prej tyre janë konfirmuar 414 si pozitivë, 376 janë me oksigjenoterapi e 24 me respiratorë.