Extra Tom Hanks tregon rutinën ditore në karantinë

Tom Hanks tregon rutinën ditore në karantinë

Tom Hanks ka vendosur që ditët e vetizolimit me bashkëshorten e tij, ti ndajë dhe me ndjekësit në rrjete sociale. Një javë pas testit që rezultoi pozitiv, Hanks shkruan se nuk kanë më temperaturë, por vetëm këputje trupi dhe pafuqi.

Gjithashtu ai me humor tregon aktivitetin e tyre ditor të mbyllur në shtëpi.

“Lajm i mirë që pas një jave, simptomat nuk janë acaruar, por janë të njëjtat, tashmë pa temperaturë. Palosin rroba, lajmë enë dhe bëjmë një sy gjumë në divan. Kam dhe një lajm të keq, gruaja ime Rita ka fituar 6 lojëra radhazi dhe është 201 pikë para meje”, shkruan Hanks në Instagramin e tij.