Politika Topalli: Pse Basha është i shitur dhe diktator

Topalli: Pse Basha është i shitur dhe diktator

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Jozefina Topalli e ka quajtur Bashën si një kryetar i shitur, diktator dhe një njeri që nuk e njeh ligjin, votën dhe parimin.

Blendi Fevziu: Zonja Topalli, ju s’mund të ishit atje sepse krijuat një parti të re, por normalisht do ishit po të mos kishit qenë e angazhuar në një parti tjetër?

Jozefina Topalli: Nuk ka lidhje partia, ajo ishte lëvizje, ishte një lëvizje që ka filluar përpara asaj që shohim sot dhe që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Blendi Fevziu: Do ishe e pranishme sot në sallë?

Jozefina Topalli: Unë mezi erdha dhe këtu sepse sapo kam ardhur nga jashtë, por kjo nuk ka lidhje je apo nuk je prezente. Këtu ka lidhje me qëndrimet ndaj një momenti kritik, kyç të një force politike që nuk është opozitë. Zoti Berisha kishte thënë që kryetari është i thyer, në fakt kryetari është i shitur.

Blendi Fevziu: Po si shpjegohet që ky kryetar mori gjithë Partinë Demokratike historike, të fundin zotin Berisha dhe të gjithë ju dhe ju nxori nga partia dhe e kontrollon partinë vetë? Kjo tregon dhe një aftësi jo të vogël të këtij personi.

Jozefina Topalli: Diktatorët nuk janë të paaftë.

Blendi Fevziu: Diktator Lulzim Basha?

Jozefina Topalli: Ky është problemi i juaji dhe kur them i juaji, është problem i shumë njerëzve të cilët duke thënë se “hë mo ai nuk ka gjë në dorë se është Berisha që i vendos” etj, por fakti është që ai njeri nuk lë votë, nuk lë fjalë, nuk lë diskutime, nuk njeh ligj, nuk njeh parim.