Kryesore Topi: Europianët janë lodhur nga këta politikanë

Topi: Europianët janë lodhur nga këta politikanë

Për ish-presidentin Bamir Topi zgjidhja e krizës në situatën politike në të cilën ndodhet vendi, është shumë e vështirë.

I ftuar në Ora Neës, me gazetaren Beti Njuma, Topi përdori një koncept mjekësor për të përshkruar situatën politike, ‘një i sëmurë në reanimacion’, ndërsa theksoi se dhe europianët duket sikur janë lodhur nga politikanët shqiptarë.

‘Zgjidhja e krizës është e vështirë. Është një i sëmurë në reaniomacion. Pse është në reanimacion? Sepse nuk është vetëm politika por është dhe shteti i sëmurë. Politika e ka lënë shtetin pa institucione. Shoh një lloj suporti të dobët nga politika europiane. Ndoshta ata kanë hallet e tyre, por dhe ndoshta janë lodhur dhe nga këta politikanë. Unë e kam të vështirë ti ndaj nëse janë profesionistë apo diletantë. Disa janë super preofesionistë kurse të tjerët janë diletantë që ndihmojnë super profesionistët’, u shpreh Bamir Topi.