Edi Reja pritet të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare.
Vendimtar duket se ka qenë takimi i fundjavës që sapo lamë pas, ndërmjet presidentit të FSHF-së, Armand Duka me ish-teknikun e Lacios, Napolit dhe Atalantës.
Kreu i Federatës u ul sërish në diskutime me 73-vjeçarin, këtë herë në Bolonja, aty ku duket se është arritur edhe akordi.
Sipas radio “Kiss Kiss” në Itali, mungojnë vetëm detajet e marrëveshjes, me Rejan që do të bëhet pasardhës i Christian Panucci në stolin kuqezi.
Ndërkohë, pritet edhe zyrtarizimi nga Federata e Futbollit.