Bota Tre të vdekur dhe 47 raste të reja me COVID në Kosovë

Tre të vdekur dhe 47 raste të reja me COVID në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar tre rate vdekjeje dhe 47 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja janë zbuluar nga kryerja e 535 testeve, ndërsa nga ana tjetër Instituti i Shëndetit Publik njofton për 113 të shëruar gjatë ditës së fundit.

Deri tani Kosova numëron mbi 15 mijë persona të infektuar të zbuluar nga kryerja e gati 66 mijë testeve.

Ndërsa që prej fillimi të pandemisë dhe deri tani, numërohen 622 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri.