Aktualitet Tritol dyqanit në Lushnje

Tritol dyqanit në Lushnje

Një sasi e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjes.

Lënda shpërthyese ishte vendosur në qepenin e dyqanit të Arjan Aliços, i cili ndodhet në burg pasi është dënuar me 9 vjet heqje lirie për veprën penale të plagosjes me dashje të një shtetasi.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Pronat e Aliços nuk është hera e parë që sulmohen, pasi edhe disa vite më parë në drejtim të banesës dhe të këtij dyqani është gjuajtur me armë kallashnikov.