Aktualitet Lëkundje tërmeti në Tiranë, epiqendra në Thumanë

Lëkundje tërmeti në Tiranë, epiqendra në Thumanë

Lëkundjet e tërmetit në vendin tonë janë rikthyer sërish. Mëngjesin e kësaj të hëne janë ndier lëkundjet e tokës dhe sipas institutit të sizmologjisë, ato janë regjistruar rreth orës 06:39 minuta, ndërsa thellësia ka qenë vetëm dy kilometër.

Lëkundja ka si epiqendër zonën e Thumanës, 24 kilometër në veriperëndim të Tiranës.

Magnituda e tërmetit ishte 3.5 e shkallës Rihter, por për shkak të epiqendrës në afërsi të sipërfaqes, lëkundjet kanë qenë të fuqishme duke bërë që të ndihen në të gjitha ndërtesat, sidomos në Tiranë.

Nuk ka informacione për dëmtime në infrastrukturë.