Sport Triumf i dyfishtë i Mercedes në Kinë, Hamilton në krye

Triumf i dyfishtë i Mercedes në Kinë, Hamilton në krye

Lewis Hamilton ka fituar edhe Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1, duke arritur në finish para të gjithë pilotëve të tjerë, madje me një avantazh prej 6.5 sekondash nga shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas.

Kjo është fitorja e dytë e Hamilton në tre garat e para të këtij sezoni në Formula 1, duke u ngjitur edhe në krye të renditjes së pilotëve. I dyti në Kinë u rendit Bottas, ndërsa menjëherë pas tij në finish arriti piloti i Ferrarit Sebastian Vettel.

Pas gjermanit në këtë garë u rendit makina Red Bull e Max Verstappen, ndërsa vetëm vendi i pestë për pilotin tjetër të Ferrarit Charles Leclerc.

Gara rezultoi e lehtë për britanikun Hamilton, i cili arriti ta kalojë që në fillim shokun e tij të skuadrës dhe thuajse për asnjë moment nuk u vu në vështirësi deri në xhiron e fundit.