Bota Trump kërkon dënim me vdekje për bombarduesin e Maratonës së Bostonit: Askush...

Trump kërkon dënim me vdekje për bombarduesin e Maratonës së Bostonit: Askush s’e ka merituar më shumë se ai

Presidenti Donald Trump ka kërkuar dënimin me vdekje për bombarduesin e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev. Ai madje ndau zhgënjimin e tij që i gjithë procesi po zgjaste kaq shumë.

Trump tha në një postim në “Twitter” se qeveria federale duhet të kundërshtojë një vendim të gjykatës së apelit të të premtes, që rrëzon dënimin me vdekje për sulmin e vitit 2013.

“Rrallë herë ka merituar ndokush dënimin me vdekje më shumë sesa bombarduesi i Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev. Gjykata u pajtua që ky ‘ishte një nga sulmet më të këqija terroriste në vend që nga mizoria e 11 shtatorit’. Megjithatë gjykata e apelit hodhi poshtë dënimin me vdekje”– shkroi Trump.

Më pas ai vazhdon: “Kështu kanë humbur dhe janë shkatërruar shumë jetë. Qeveria Federale duhet të kërkojë përsëri dënimin me vdekje duke rinisur procesin e këtij gjykimi. Vendi ynë nuk mund të lejojë që vendimi i apelit të qëndrojë. Gjithashtu, është qesharake që ky proces po zgjat kaq shumë!”

Kanë kaluar pesë vjet kur gjykata e dënoi Tsarnaev me vdekje. Por të premten gjykata e Apelit urdhëroi një gjykim të ri mbi dënimin që Tsarnaev duhet të merrte për krimet për të cilat ishte dënuar.

Tsarnaev dhe vëllai i tij i madh, Tamerlan, vendosën disa bomba të pastruara afër vijës së finishit të Maratonës së Bostonit në vitin 2013. Tre persona humbën jetën dhe më shumë se 260 të tjerë mbetën të plagosur. Të paktën 14 persona humbën gjymtyrët atë ditë për shkak të sulmit. Vëllai i madh, Tamerlan më pas vdiq pas një shkëmbimi zjarri me policinë.

Në prag të dënimit zyrtar në qershor 2015, Carnayev u kërkoi falje viktimave.

“Do të doja t’u kërkoja falje viktimave dhe të mbijetuarve. Më vjen keq për jetët që kam marrë, për vuajtjet, dëmet që kam shkaktuar”, tha Carnayev në Gjykatën Federale, ku ai u dënua zyrtarisht me vdekje.

Nga ana tjetër, taktikat mbrojtëse të avokates Judy Clarke bazoheshin në pretendime se Johar Carnayev vepronte nën ndikimin dhe urdhrat e vëllait të tij të madh Tamerlan, i cili u vra në ndjekje policore. Johar raportohej se ishte një 19-vjeçar në kohën e krimit i cili ishte ndikuar shumë nga vëllai i tij 26-vjeçar Tamerlan.