Bota Trump, mesazh Vuçiçit: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Trump, mesazh Vuçiçit: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën duhet të mbetet prioritet në rrugëtimin drejt integrimit europian të Serbisë“, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump në një mesazh përshëndetës dërguar homologut serb, Aleksandar Vuçiç me rastin e festës kombëtare serbe të 15 shkurtit.

“Edhe në të ardhmen ju mund të mbështeteni te SHBA për arritjen e objektivave tuaja si anëtarësimi në BE dhe zbatimi i reformave të nevojshme”, shkruhet në mesazhin e presidentit Trump.

Mesazhi përshëndetës i Trump iu dorëzua Vuçiçit nga ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey.