Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, është shprehur se nuk do të ndjekë urdhrin e Trump për të lehtësuar masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së Covid-19, pasi mund të vinte në rrezik shëndetin e qytetarëve.
Cuomo deklaroi se nëse Trump urdhëron për të lehtësuar masat kufizuese dhe shëndeti i qytetarëve do të ishte në rrezik, ai nuk do ta.
“Kjo do të ishte një nga gjërat më të këqija që mund të bënte në këtë moment. Do të ishte një veprim diktatorial dhe përçarës”, tha ai.
Nga ana tjetër, Trump deklaroi në konferencën e djeshme për Covid-19 nga Shtëpia e Bardhë, se kishte autoritet të plotë për heqjen e masave kufizuese për koronavirusin.
“Ne nuk kemi mbretin Trump, por presidentin Trump. Kështu që Presidenti as nuk duhet ta mendojë një veprim të tillë. Kjo do të ishte një politikë përçarëse dhe do të ishte kundër përpjekjeve tona bashkëpunuese”, tha Cuomo për CNN.
Guvernatori theksoi se deklaratat e Trump janë një ndryshim kursi nga pozicionet e mëparshme të tij, ndërsa i bëri thirrje që politika nuk ka arsye të përfshihet në këtë gjendje që po përjeton vendi.